Bota

Zëdhënësi i qeverisë gjermane: Trump mund të ftohet në takimin e "Aleancës së Vullnetit" në mbështetje të Ukrainës 

Nga ana e tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha dje se është "shumë i pakënaqur" me Presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar - pa specifikuar - se administrata e tij planifikon të bëjë diçka për të zvogëluar vdekjet në luftën në Ukrainë.

3 Shtator 2025, 15:53 Nga r.ll
Zëdhënësi i qeverisë gjermane: Trump mund të ftohet
lideret evropiane

FRANCË- Vendet që marrin pjesë në një takim të planifikuar të “Aleancës së Vullnetit” në mbështetje të Ukrainës që do të mbahet të enjten në Paris po shqyrtojnë mundësinë e ftesës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në takimin që do të mbahet nëpërmjet videokonferencës. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë gjermane.

“Nuk mund të parashikoj asgjë, por ka diskutime për ftesën e presidentit të SHBA-së”, tha zëdhënësi i qeverisë gjatë një konference për shtyp në Berlin sot.

Ndërkohë takimi do të zhvillohet nesër, të enjten, në Francë dhe udhëheqësit e shteteve që mbështesin Ukrainën do të komunikojnë nëpërmjet videokonferencës. Takimi i nesërm pritet të përqendrohet në garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe refuzimin e Rusisë për të përfunduar paqen, shtoi deklarata e Elizesë.

Nga ana e tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha dje se është "shumë i pakënaqur" me Presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar - pa specifikuar - se administrata e tij planifikon të bëjë diçka për të zvogëluar vdekjet në luftën në Ukrainë.

"Jam shumë i pakënaqur me Putinin, kjo është e gjitha që mund të them, dhe ne do të bëjmë diçka për t'i ndihmuar njerëzit të jetojnë", tha ai.

aleanca e vullnetit

Sondazh

Poll