Bota

Parada ushtarake/ Trump akuzon Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut: Po komplotoni kundër SHBA-ve

Trump me anë të një reagimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, i drejtoi një mesazh të ashpër presidentit kinez Xi Jinping. 

3 Shtator 2025, 12:41 Nga E. D
Parada ushtarake/ Trump akuzon Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut:
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra, pasi Kina priti ngrohtësisht Presidentin rus Vladimir Putin dhe Kim Jong Un në një paradë madhështore ushtarake në Pekin. Trump me anë të një reagimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, i drejtoi një mesazh të ashpër presidentit kinez Xi Jinping. Postimi i Trump erdhi për të nënvizuar shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me partneritetin e trefishtë që u prezantua në një mënyrë festive në Pekin.

"Uroj që Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës të kenë një ditë të madhe dhe të qëndrueshme festimi. Ju lutem, jepni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shkroi Trump në Truth Social të martën në mbrëmje.

Xi po kryeson një paradë ushtarake në Pekin për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë Trump nënvizoi në reagimin e tij se pyetja e madhe është nëse ai do t'i njohë edhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara.

“Pyetja e madhe që duhet të përgjigjet është nëse Presidenti Xi i Kinës do ta përmendë apo jo sasinë masive të mbështetjes dhe ‘gjakderdhjes’ që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kinës për ta ndihmuar atë të siguronte LIRINË e saj nga një pushtues i huaj shumë armiqësor. Shumë amerikanë vdiqën në përpjekjen e Kinës për Fitore dhe Lavdi. Shpresoj që ata të nderohen dhe të kujtohen me të drejtë për Trimërinë dhe Sakrificën e tyre!” tha Trump në Truth Social.

Forcat amerikane i ofruan mbështetje ushtarake dhe financiare Kinës ndërsa fuqitë aleate luftuan Japoninë në Luftën e Dytë Botërore. Trump gjithashtu theksoi se shumë amerikanë kanë humbur jetën në luftën kundër Japonisë perandorake gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kërkoi që ata të nderohen për guximin dhe sakrificën e tyre.

Festimet e Kinës vijnë në një moment të tensionuar global, ndërsa vendi po shfrytëzon paqëndrueshmërinë e politikës së jashtme të Trump për të forcuar ndikimin e vet dhe për të krijuar aleanca të reja që sfidojnë dominimin amerikan. Megjithëse disa ekspertë theksojnë se bashkëpunimi midis Kinës, Rusisë dhe Koresë së Veriut nuk është ende një aleancë e vërtetë ushtarake si NATO, grumbullimi i këtyre udhëheqësve autoritarë është një sinjal i qartë sfidues ndaj Perëndimit.

donald trump

Sondazh

Poll