Politike

“Prezantohet qeveria e re”/ Rama pritet të mbledhë Asamblenë e PS më 11 shtator (AXHENDA)

Në njoftimin zyrtar të bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, Asambleja e PS-së do të mbahet te kompleks Xibraku dhe pritet të nis rreth orës 09:30.

3 Shtator 2025, 14:00 Nga I.A
“Prezantohet qeveria e re”/ Rama pritet të mbledhë
Edi Rama

TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më 11 shtator në Tiranë. Në njoftimin zyrtar të bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, Asambleja e PS-së do të mbahet te kompleks Xibraku dhe pritet të nis rreth orës 09:30. Sipas njoftimit, pas miratimit të rendit të ditës, pritet që të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama. 

Në mbledhjen që do të mbahet javën e ardhshme, Rama pritet që të lajmëroi dhe kabinetin e ri qeveritar 'Rama 4'. Ndërkohë që pjesa më e madhe e fjalimit të Ramës, pritet që të fokusohet te sfidat e anëtarësimit të vendit në BE.

Axhenda:

1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2. Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3. Mendime, pyetje dhe diskutime
4. Të ndryshme

Njoftimi:

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2. Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3. Mendime, pyetje dhe diskutime
4. Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë

Komisioni Rregullator ka certifikuar me 3 vota pro dhe 2 kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Nga zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste siguroi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori vetëm 50 mandate. Nga zgjedhjet arritën të siguronte tre vende në Kuvend edhe Partia Socialdemokrate. Ndërkohë që Partia “Mundësia” e Agron Shehajt mori dy ulëse në Parlament, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatiak Lapajt 1 mandat dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit 1 mandat./Dosja.al

edi rama asambleja e ps

Sondazh

Poll