Bota

Presidenti izraelit vizitë njëditore në Vatikan/ Takim me Papa Leonin, në fokus të bisedimeve lirimi i pengjeve

Vizita njëditore do të zhvillohet me ftesë të Papës, sipas një deklarate të lëshuar sot nga zyra e Herzog.

2 Shtator 2025, 16:00 Nga E. D
Presidenti izraelit vizitë njëditore në Vatikan/ Takim me Papa
Isaac Herzog

IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog do të udhëtojë për në Vatikan pasnesër, për tu takuar me Papa Leonin, i cili kohët e fundit ka shtuar thirrjet e tij për t'i dhënë fund luftës në Gaza. Vizita njëditore do të zhvillohet me ftesë të Papës, sipas një deklarate të lëshuar sot nga zyra e Herzog.

Presidenti izraelit do të takohet gjithashtu me kryediplomatin e Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, dhe do të vizitojë gjithashtu Arkivin dhe Bibliotekën e Vatikanit, shtohet në deklaratë.

“Takimet e tyre do të përqendrohen në përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve, luftën kundër antisemitizmit global dhe mbrojtjen e komuniteteve të krishtera në Lindjen e Mesme, së bashku me diskutimet mbi çështje të tjera politike”, njoftoi presidenca izraelite.

Papa Leoni XIV, javën e kaluar lëshoi ​​një apel të fortë për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

isaac herzog

Sondazh

Poll