Bota

"Akuzat janë provokim"/ Putin: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd

Presidenti rus pohoi gjithashtu në deklaratat e bëra me kryeministrin sllovak Robert Fico se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd.

2 Shtator 2025, 14:28 Nga E. D
"Akuzat janë provokim"/ Putin: Rusia nuk ka ndërmend të
Vladimir Putin 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, por theksoi se hyrja e Kievit në NATO është e papranueshme për Rusinë. Presidenti rus pohoi gjithashtu në deklaratat e bëra me kryeministrin sllovak Robert Fico se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd.

"Perëndimi po përpiqet të përvetësojë të gjithë hapësirën post-sovjetike. Akuzat për qëllimin e Rusisë për të sulmuar Evropën janë ose provokim ose paaftësi”, theksoi Putin, duke shtuar se Moska nuk ka qëllime të tjera përveç mbrojtjes së interesave të saj.

"Perëndimi, me ndihmën e NATO-s, po përpiqet të përvetësojë të gjithë hapësirën post-sovjetike. Ne duhet të reagojmë ndaj kësaj. Ne mund të bashkëpunojmë me SHBA-në për centralin bërthamor Zaporizhia. Ne e kemi diskutuar këtë në mënyrë indirekte me ta", argumentoi Putin, ndërsa përmendi gjithashtu se Rusia po i përgjigjet sulmeve ukrainase ndaj strukturave energjetike.

vladimir putin 

Sondazh

Poll