Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në Levan - Vlorë, vdes edhe pasagjeri i kamioçinës

Ka ndërruar jetë edhe pasagjeri i kamioçinës, Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

2 Shtator 2025, 10:07 Nga I.A
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në Levan -
Aksidenti

VLORË- Ka shkuar në dy numtri i viktimave të aksidentit të ndodhur mesditën e së hënës në autostradën Levan–Vlorë. Ka ndërruar jetë edhe pasagjeri i kamioçinës, Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes humbi jetën menjëherë drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani. Kamionçina doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar në anë të saj. Sipas të dhënave paraprake nga policia, kamionçina u godit nga një automjet tip Dacia, në të cilin udhëtonin dy shtetase të huaja.

artan muho ferdinant hasani

Sondazh

Poll