Aktualitet

Ramazan Rraja lë qelinë për më pak se një orë, i jepet leje për të vizituar nënën e tij në gjendje të rënduar shëndetësore

Ai është shoqëruar në banesën ku ndodhet nëna e tij në Fushë Krujë me forca speciale, të cilat kanë rrethuar shtëpinë gjatë qëndrimit të tij atje. 

1 Shtator 2025, 20:31 Nga r.ll
Ramazan Rraja lë qelinë për më pak se një orë, i
ramazan rraja

TIRANË- Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rrajë, ka lënë ditën e sotme qelinë për një përiudhë kohorë më pak se një orë. 

Rrajës i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të vizituar nënën e tij, e cila ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai është shoqëruar në banesën ku ndodhet nëna e tij në Fushë Krujë me forca speciale, të cilat kanë rrethuar shtëpinë gjatë qëndrimit të tij atje. 

Rraja po hetohet si person i dyshuar i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 30-vjeçari u arrestua në një lokal në zonën e Fushë Krujës në prill të 2023. 

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë së bashku me Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, Andi Maloku. Për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

ramazan rraja

Sondazh

Poll