Aktualitet

Ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, gjendet trupi i pajetë i Miklovan Dakajt në Spanjë, i zhdukur që në maj

Miklovani pas largimit nga Pisa, Itali, ishte zhvendosur në Marbella, Spanjë, ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës.

1 Shtator 2025, 19:10 Nga r.ll
Ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të
miklovan dakaj

SPANJË-  Miklovan Dakaj, 30 vjeç, është gjetur i vdekur në bregun e Marbellës pasi ishte raportuar i zhdukur që në muajin maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin. Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare, ndërsa zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri.

"Guardia Civil" në Spanjë ka nisur një hetim, ndërsa deri tani nuk ka anjë person të arrestuar për ngjarjen dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të vdekjes së 30-vjeçarit nga Shkodra. Bashkëpunimi mes autoritetet shqiptare dhe atyre spanjole vijon për të sqaruar situatën. 

Miklovani pas largimit nga Pisa, Itali, ishte zhvendosur në Marbella, Spanjë, ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Me kalimin e viteve, ai ka krijuar grupin e tij dhe ka bërë emër mes bandave, por konflikte të brendshme dhe tradhti nga bashkëpunëtorët mund t’i kenë kushtuar jetën.

Në maj, ai dyshohet se është marrë peng, dhunuar dhe vrarë, ndërsa policia spanjolle asokohe nisi dhe hetimet për zhdukjen. Miklovani jetonte në Spanjë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8 muajshe, ndërsa më parë ishte rritur në Pisa, Itali.

miklovan danaj spanje marbella

Sondazh

Poll