Aktualitet

Tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone në Shqipëri/ Vihet në pranga 53-vjeçari nga Kosova në Portin e Durrësit

Sipas informacioneve 53-vjeçari me iniicale S.I tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme 49 celularë të markës iPhone, të fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte.

1 Shtator 2025, 14:37 Nga E. D
Tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone në Shqipëri/ Vihet
foo ilustruese

DURRËS-Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve 53-vjeçari me iniicale S.I tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme 49 celularë të markës iPhone, të fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte.

Celularët nuk kishin fatura blerjeje dhe dyshohet se ishin pjesë e një skeme kontrabande për të shmangur detyrimet doganore. Gjithashtu policia sekuestroi gjithashtu kamionin dhe 2 aparate celularë që përdorte i arrestuari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll