Politike

Forumi BLED në Slloveni/ Marta Kos: Nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën, në 2029-n Shqipëria mund të anëtarësohet në BE

Duke folur në edicionin e 20 në forumin e Bledit, Kos shtoi gjithashtu se vendet kandidate duhet të realizojnë të gjitha reformat. 

1 Shtator 2025, 15:55 Nga E. D
Forumi BLED në Slloveni/ Marta Kos: Nëse Edi vazhdon të
Marta Kos

SLLOVENI- Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën e shkëlqyer”. Duke folur në edicionin e 20 në forumin e Bledit, Kos shtoi gjithashtu se vendet kandidate duhet të realizojnë të gjitha reformat. 

“Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë.

Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni”, tha Kos.

marta kos

Sondazh

Poll