Politike

Rama në samitin e BLED: Arsyeja që fituam kaq thellë në zgjedhje ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE

Rama tha gjithashtu se në Shqipëri ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. 

1 Shtator 2025, 15:29 Nga r.ll
Rama në samitin e BLED: Arsyeja që fituam kaq thellë në
edi rama

SLLOVENI - Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në edicionin e 20-të të forumit strategjik të BLED në Slloveni. Rama foli edhe për zgjedhjet parlamentare ku tha se arsyeja e fitores së thellë të PS në zgjedhjet parlamentare ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE. Sipas tij të gjithë votuesit "u mblodhën" rreth  flamur të Bashkimit Europian. Rama tha gjithashtu se në Shqipëri ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. 

Rama: Ne jemi të përkushtuar dhe nuk besoj se ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore me BE-në. Arsyeja që fituam kaq thellë ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE dhe të gjithë të mblidheshim rreth flamurit për ta sjellë në BE. Dikush nga Sllovenia më tha që po ecni shumë mirë, por kujdes nga ajo që dëshironi, kjo ishte ajo që mu tha në një sallë tjetër, jeni në një pozitë kaq të mirë në Slloveni. Por ka diçka që nëse ju mundim, është opzitmizmi, ju jeni të depresionuar këtu. Në Shqipëri ka kaq shumë gjëra që duhet ti përmirësojmë.

edi rama ne slloveni samiti i bled

Sondazh

Poll