Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, hapet një gropë në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë

Gropa ka përmasa aq të mëdha sa mund të marrë edhe një makinë brenda.

30 Gusht 2025, 19:27 Nga r.ll
Moti i keq në Vlorë, hapet një gropë në asfalt
gropa

VLORË- Reshjet e dendura te shiut kanë sjellë probleme të shumta në të gjithë qytetet e vendit. Në Vlorë, disa nga akset janë përballur më probleme të trafikut të rënduar dhe përmbytje e dëmtime të rrugëve. 

Raportohet se një gropë e madhe është hapur në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, në vendin e quajtur “Gjurma”, në aksin Vlorë-Radhimë.

Gropa ka përmasa aq të mëdha sa mund të marrë edhe një makinë brenda. Ndërkohë në lagjen “10 Korriku” ka prezencë dheu dhe balte.

moti i keq ne vlore

Sondazh

Poll