Aktualitet

FOTO/ Moti i keq largon pushuesit nga plazhet dhe bregdeti, trafik i rënduar në akset Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot

Situata paraqitet më e vështirë në Shëngjin, ku dalja nga qyteti mbetet problem.

30 Gusht 2025, 16:50 Nga r.ll
FOTO/ Moti i keq largon pushuesit nga plazhet dhe bregdeti, trafik i
trafik

LEZHË- Moti i keq ka larguar pushuesit dhe turistët nga plazhet dhe bregdeti. Raportohet se prej gati dy orësh, në akset rrugorë Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot ka trafik të rënduar.

Raportohet se situata paraqitet më e vështirë në Shëngjin, ku dalja nga qyteti mbetet problem. Trafiku i rënduar ka bllokuar gjithashtu edhe rrugët dytësore. Policia ndodhet në terren dhe po punon për zhbllokimin e trafikut në këto akse. 

 

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll