Art&Argëtim

“Ana” e ndau nga Roberti? Flet hapur Nora Istrefi: Mund të kenë ekzistuar 1 mijë por asnjëra….

2 Shkurt 2020, 06:47 Nga DOSJA
“Ana” e ndau nga Roberti? Flet hapur Nora Istrefi: Mund të

Tiranë– Këngëtarja Nora Istrefi nuk ka ngurruar së fundmi që të flasë për jetën e saj personale. E ftuar në në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, ajo tregoi se kënga e fundit “Ana” , nuk i dedikohet askujt, duke hedhur kështu poshtë zërat, se mund të ishte një dedikim për ish-burrin e saj, Robert Berishën.

“Nuk ka të bëjë me jetën time personale. Mund të kenë ekzistuar 1 mijë Ana, por asnjëra nuk ka mundur të ndikojë direkt në jetën time”, tha Nora.

Nora dhe Roberti janë të ndarë prej disa muajsh, por ata kanë treguar se mes tyre ka një marrëdhënie miqësore dhe kjo për shkak se kanë edhe një vajzë sëbashku, Renee-në. Ata gjithmonë janë shprehur se kanë respekt për njëri tjetrin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nora istrefi robert berisha nora istrefi robert berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 06:27

Tiranë- Këngëtarja Nora Istrefi, e cila ishte e ftuar në  emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të surprizuar një fanse, në fakt pati edhe një surprizë për at...