Art&Argëtim

‘Mbahu Tartar se ja hodhe sikletit’, gazetari ‘zbulon’ skenarin: Prokurorët janë mobilizuar, do i çojnë prapë karto

1 Shkurt 2020, 20:57 Nga DOSJA
‘Mbahu Tartar se ja hodhe sikletit’, gazetari ‘zbulon’

TIRANË- Gazetari Elton Qyno, në një reagim në Facebook, ka ironizuar kërkesën e anëtarit të KLP, Tartar Baze,  për kreun e këtij institucioni. Baze kërkonte nga Gent Ibrahimi që t’i gjendeshin kartolinat Vitin e Ri, nëse i ishin dërguar të tilla.

Për këtë kërkesë Qyno shkruan se një grup prokurorësh të Shkallës së Parë dhe në Apelet e Korçës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Fierit, Shkodrës e Lezhës, kane vendosur që kartolinat në drejtim të Tartar Bazaj t’ia ridergojnë sërish. Po ashtu me ironi gazetari shprehet se vendimi tashmë është marrë dhe pritet që në 14 shkurt 2020, Tartar Bazajt do ketë kartolinat në zyrë e tij, ku do i urohet Shën Valentini dhe Viti i Ri.

“Pasi jane njohur me kerkesen e zotit Tartar Bazaj,mbi shqetesimin e tij mjaft serioz dhe teper urgjent per mos marjen ne kohe te kartolinave te Vitit te Ri 2020, nje grup prokuroresh te shkalles se pare dhe ne Apelet e Korces, Tiranes, Durresit, Elbasanit, Vlores Fierit, Shkodres e Lezhes, kane vendosur qe kartolinat ne drejtim te Tartar Bazaj tia ridergojne serisht.

Vendimi tashme eshte mare dhe pritet qe ne 14 shkurt 2020,Tartar Bazaj do i kete serisht kartolinat ne zyre e tij, me urimin e Vitit te Ri dhe njeheresh festen e Shen Valentinit. Mbahu Tartar se kartolinat po nisen serisht.Ja hodhe sikletit. Por kete rradhe ri vigjilent se mos ti marin serisht koleget e KLP”, shkruan Qyno.

Letra e Tartar Bazes që i ishte drejtuar Gent Ibrahimit është publikuar sot në të gjitha mediat online dhe në rrjetet sociale. Sipas letrës anëtari i KLP ishte i bindur që i ishin dërguar kartolina për Vitin e Ri, por atij nuk i ishin vënë në dispozicion. Për këtë gjë, ai kërkonte nga Ibrahimi që t’i gjendeshin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale elton qyno kartolinat e vitit te ri tartar bazaj elton qyno kartolinat e vitit te ri tartar bazaj

Sondazh

Poll