Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Tunelin e Llogarasë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, mjetet me dëme të shumta, nuk ka të lënduar (FOTO)

Në aksident janë përfshirë një mjet tip "Audi", një "Volvo" dhe një "Mitsubishi".

28 Gusht 2025, 21:20 Nga N.F
Aksidenti i trefishtë në Tunelin e Llogarasë/ Dalin pamjet nga
Aksidenti

VLORË- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në “Tunelin e Llogarasë”. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale. Nga pamjet e publikuara nga aksidenti duken mjetet të cilët kanë marrë dëmtime.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip "Audi", një "Volvo" dhe një "Mitsubishi". Mjeti tip "Volvo" ka marrë më shumë dëmtime teksa edhe në foto duket se ka të shkatërruar pjesën e përparme. "Audi" dhe mjeti i tjetër kanë shpëtuar me më pak dëmtime. 

 

aksidenti ne tunelin e llogarase

Sondazh

Poll