Aktualitet

Tritoli në Fushë Kuqe, reagon Jozefin Marku: Policia e tha qartë ku ka ndodhur! Ato që po fliten për mua nuk janë të vërteta!

Ai shton se lajmet që qarkullojnë janë hamendësime dhe se nuk janë të vërteta.

28 Gusht 2025, 19:24 Nga N.F

Tritoli në Fushë Kuqe, reagon Jozefin Marku: Policia e tha qartë

Foto

TIRANË- Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar përmes një instastory në lidhje me raportimet se në banesën e tij në Fushë Kuqe është vendosur tritol pak ditë më parë. Marku është shprehur se kjo nuk është e vërtetë dhe se policia e ka bërë të qartë se ku ka ndodhur. 

Ai shton se lajmet që qarkullojnë janë hamendësime dhe se nuk janë të vërteta. Në fund ai ka falenderuar të gjithë personat që janë merakosur dhe i kanë shkruar. Sipas tij mali nuk tundet se fryn era.

"Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta. Faleminderit për secilin nga ju që ka shprehur merakun me mesazhe. Dhe ju dua shumë. Mali nuk tundet se fryn era," tha ai.

jozefin marku

Sondazh

Poll