Aktualitet

Vritet me armë zjarri 61-vjeçari në Shkodër, në kërkim autori

Rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

28 Gusht 2025, 20:36 Nga N.F
Vritet me armë zjarri 61-vjeçari në Shkodër, në
Foto

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat në Shkodër. Policia bën me dije se një 61-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00.

Rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Gjithashtu po punohet për kapjen e autorit i cili është identifikuar me inicialet N.M.

"Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes," thuhet në njoftimin e policisë.

vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll