Aktualitet

FOTO/ U arrestua në Malin e Tomorrit, ja kush është Dorian Beu që akuzohet si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë

Dy vite më parë, Gjykata e Posaçme i ka caktuar 46-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

25 Gusht 2025, 10:13 Nga r.ll
FOTO/ U arrestua në Malin e Tomorrit, ja kush është Dorian Beu
arrestimi

TIRANË- Dorian Beu, 46-vjeç, u arrestua në Malin e Tomorrit nga Forcat e Posaçme Operacionale, pasi ishte i shpallur në kërkim. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e tij. 

FOTO/ U arrestua në Malin e Tomorrit, ja kush është Dorian Beu
dorian beu

Dy vite më parë, Gjykata e Posaçme i ka caktuar 46-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Dorian Beu ishte pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare. Grupi drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu.

Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 

Ndërkohë 3 trafikantëve, anëtarë të grupit kriminal, Emirjan Beut, Syrjan Tolës dhe Dorian Beut u janë sekuestruar 1 mln euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi.

dorian beu

Sondazh

Poll