Aktualitet

Dy motrat humbën jetën në Sarandë dhe një vajzë u plagos/ Arrestohet 23-vjeçari që përplasi makinën e viktimave, drejtonte automjetin i dehur

Përplasja rezultoi fatale për dy prej tyre, motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç.

25 Gusht 2025, 09:35 Nga r.ll
Dy motrat humbën jetën në Sarandë dhe një vajzë u
viktimat

SARANDË- Shoferi 23-vjeçar që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Pularia” në qytetin e Sarandës është arresuar nga policia.

I riu, Kevi Norra pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Sipas raportimeve ai doli përballë gjatë parakalimit, makinës ku udhëtonit tre vajza.

Përplasja rezultoi fatale për dy prej tyre, motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç. Ndërkohë nga aksidenti mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa.

Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

aksident ne sarande kevi norra

Sondazh

Poll