Sport

ZYRTARE/ Fantazisti Regi Lushkja, prezantohet te të kuqtë e Iranit!...

“Magjia shqiptare në mesfushën e Traktorit, mirë se vjen te Traktor, Regi”, shkruan klubi iranin në rrjetet sociale.

25 Gusht 2025, 08:30 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Fantazisti Regi Lushkja, prezantohet te të kuqtë e Iranit!...

IRAN - Gjërat kanë lëvizur me nxitim. Regi Lushkja tashmë është lojtari më i ri i ligës së parë iraniane. Mesfushori që bëri një sezon të mrekullueshëm me Egnatian, është transferuar tek ekipi i Traktorit.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra iraniane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, Regi Lushkja u prezantua tek Traktori.

“Magjia shqiptare në mesfushën e Traktorit, mirë se vjen te Traktor, Regi”, shkruan klubi iranin në rrjetet sociale. Lushkja ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Traktorit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tractor F.C. (@tractorclub1970)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll