Sport

VIDEO/ Nuk ka shpëtim për Manchester United, ngec sërish në transfertë!

Në minutën e 73-të, pas krosimit në zonë nga Alex Iwobi, Emile Smith Rowe i sapo futur në fushë u tregua më i shkathët se mbrojtësit e United dhe barazon shifrat 1-1. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 1-1.

24 Gusht 2025, 20:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Nuk ka shpëtim për Manchester United, ngec sërish në

ANGLI - Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulham, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Premier League.

“Djajtë” vinin pas humbjes 0-1 ndaj Arsenalit në javën e parë dhe duhej të reagonin me fitore ndeshjen e sotme, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 33-të, United pati shansin e artë të kalonte në avantazh, por Bruno Fernandes gaboi nga penalltia.

Calvin Bassey pengoi brenda zonës Mason Mount, pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti për “Djajtë”, por goditja e Fernandes la shumë për të dëshiruar. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Në minutën e 58-të, Manchester United kalon në avantazh. Leny Yoro shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Mbeumo, topi u devijua Rodrigo Muniz dhe përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 73-të, pas krosimit në zonë nga Alex Iwobi, Emile Smith Rowe i sapo futur në fushë u tregua më i shkathët se mbrojtësit e United dhe barazon shifrat 1-1. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll