Sport

VIDEO / Reali i Madridit bën detyrën ndaj debutuesve të Oviedos!

Madrilenët e Alonsos fituan në transfertë, ndaj skuadrës debutuese, teksa protagonistë u bënë sulmuesit Mbape dhe Vinicius.

25 Gusht 2025, 00:18 Nga DOSJA
VIDEO / Reali i Madridit bën detyrën ndaj debutuesve të Oviedos!

SPANJE - Reali i Madridit mundi me rezultatin 0-3 Real Oviedon në duelin e vlefshëm për javën e dytë të La Ligës. Madrilenët e Alonsos bënë detyrën në transfertë, ndaj skuadrës debutuese, teksa protagonistë u bënë sulmuesit Mbape dhe Vinicius. 

Ishte minuta e 37-të, kur ylli francez zhbllokoi sfidën, duke dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me epërsinë e 1 goli.  

Në minutën e 82-të, ish-mesfushori i Skënderbeut, Sibo, tentoi të surprizonte “galaktikët”, duke tronditur shtyllën e Tibo Kurtuasë. Fati nuk ishte me 27-vjeçarin ganez, teksa një minutë më vonë, Mbape shënoi golin e dytë. 

Për të “vulosur” këtë sukses të Realit të Madridit mendoi Vinicius Jr. Në minutën e 90+3-të, braziliani arriti të vulos rezultatin 0-3 dhe të zhbllokojë edhe ngërçin psikologjik dhe mardhënien me golin për të cilin po përflitet prej kohësh. Në duelin e radhës Reali do të presë Majorkën ndërsa Oviedo do të përballet sërish në shtëpi me Real Sociedad.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll