Bota

Tajfuni po i afrohet Vietnamit, evakuohen më shumë se 500 mijë persona, anulohen fluturimet dhe lundrimet

Banorëve nga provincat qendrore të Thanh Hoa, Quang Tri, Hue dhe Da Nang u është urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Fluturimet janë anuluar dhe anijeve u është thënë të qëndrojnë në breg.

24 Gusht 2025, 19:21 Nga N.F
Tajfuni po i afrohet Vietnamit, evakuohen më shumë se 500 mijë
Foto ilustruese

VIETNAM- Vietnami ka urdhëruar evakuimin e më shumë se 586,000 personave pas kërcënimit që ka shfaqur mbërritja e tajfunit Kajiki në vend. Stuhia po shoqërohet me erëra me shpejtësi 166 km/orë dhe pritet të forcohet më tej përpara se të arrijë në tokë herët të hënën.

Banorëve nga provincat qendrore të Thanh Hoa, Quang Tri, Hue dhe Da Nang u është urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Fluturimet janë anuluar dhe anijeve u është thënë të qëndrojnë në breg. Stuhia po kalon pranë Hainanit në Kinë, ku agjencia meteorologjike e vendit tha se parashikohen deri në 320 mm shi.

Tajfuni Kajiki pritet të dobësohet ndërsa lëviz drejt Vietnamit, por do të vazhdojë ta godasë vendin me erëra që arrijnë në 200 km/orë dhe reshje të pritshme prej 300-400 mm. Priten gjithashtu dallgë stuhie prej 2-4 metrash .

Vietnam Airlines anuloi të paktën 22 fluturime për në dhe nga qytetet qendrore të dielën dhe të hënën. Zyrtarët kanë frikë se stuhia mund të jetë po aq shkatërruese sa Yagi në shtator të vitit të kaluar - një tajfun vdekjeprurës që vrau qindra njerëz në të gjithë rajonin, përfshirë 300 vetëm në Vietnam.

vietnam tajfun

Sondazh

Poll