24 Gusht 2025, 17:14
Nga N.F
Foto
SERBI- Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian (BE).
“Në fakt, dëshira është të hiqet Vuçiçi dhe të vendoset një nga ‘liderët’, i cili do të ishte i njëjtë ose i ngjashëm me ata që janë formalisht në pushtet në vendet e tjera, por janë plotësisht të nënshtruar ndaj BE-së”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti.
I pyetur për këto deklarata të ambasadorit rus, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media tha se e falënderon diplomatin rus për “korrektësinë”. Vuçiç u takua me Harcenkon më 21 gusht dhe pas këtij takimi njoftoi se një takim i nivelit të lartë mes udhëheqjes së Serbisë dhe Rusisë do të zhvillohet së shpejti.
“Theksova se mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Rusinë, me një vendosmëri të qartë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë”, deklaroi pas atij takimi Vuçiç.
Partia opozitare Liria dhe Drejtësia (SSP) kritikoi ambasadorin rus për deklaratat, duke thënë se nuk është hera e parë që ai publikisht ndërhyn në çështjet e brendshme të Serbisë.
Zëvendëspresidenti i SSP-së, Borko Stefanoviq, shkroi në një letër të hapur drejtuar ambasadorit rus se ai prej kohësh “fyen vazhdimisht qytetarët e Serbisë, duke i etiketuar si mercenarë të huaj dhe instrumente të Perëndimit”.
“Me këtë veprim humbisni simpatinë e popullit tonë, sepse me të njëjtin këmbëngulje mbroni regjimin e një autokrati dhe veprimet e tij kriminale”, tha Stafanoviq.
Nga Kremlini, Beogradi zyrtar mori mbështetje për protestat antiqeveritare, përmes së cilave demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi.
Në një komunikatë të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme më 13 gusht, u tha se “disa forca në Serbi, nën petkun e sloganeve për ‘kërkimin e drejtësisë dhe demokracisë’, nuk hezitojnë të përdorin agresion të hapur, barbarizëm dhe dhunë”.
Protestat masive në Serbi, të udhëhequr nga studentët, po vazhdojnë prej më shumë se nëntë muajsh, pas rrëzimit të një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 16 persona.
Përmes këtyre protestave ata po kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë në Novi Sad, që institucionet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre, si dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.
Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pasi Rusia u vendos nën sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Vuçiç u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin në maj gjatë shënimit të 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin. Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë të bashkohen me sanksionet kundër Rusisë./ REL
beograd vucic aleksandar bocan-harcenko
Bota
24 Gusht 2025, 16:29
N.F
Khamenei
IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei në një reagim të bërë së fundmi bëri th...
Bota
24 Gusht 2025, 15:19
N.F
Foto
MAL I ZI- “Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të fli...
Bota
24 Gusht 2025, 15:07
N.F
Foto
NORVEGJI- Qeveria norvegjeze njoftoi sot se do t'i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore me vlerë gati 590 mi...
Bota
24 Gusht 2025, 14:50
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Udhëheqësit botërorë dhe diplomatët e huaj kanë dërguar mesazhe urimi dhe mbështetjej...
Bota
24 Gusht 2025, 14:46
r.ll
mark rutte
KANADA- Kanadaja ka njoftuar financimin e një pakete të re pajisjesh ushtarake amerikane për Ukrainën, ka zbuluar shefi i NA...
Bota
24 Gusht 2025, 13:47
r.ll
volodymyr zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina do të vazhdojë të luftojë për lirinë e saj n&...
Bota
24 Gusht 2025, 12:07
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes e kanë bllokuar Ukrainën nga përdorimi i raketave me rreze të gjat...
Bota
24 Gusht 2025, 11:47
r.ll
charlotte schneider
KOLUMBI- Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka emëruar Charlotte Schneider Callejas, një grua transgjinore, si "Z&eum...
Bota
24 Gusht 2025, 11:34
r.ll
pamje nga shperthimi
HAWAI- Vullkani Kilauea në Hawai është aktivizuar së fundmi ndërsa llava e tij ka shpërthyer 30 metra n&...
Bota
24 Gusht 2025, 09:10
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë pol...