Bota

Khamenei: Rruga e zgjedhur nga armiku është të shkaktojë mosmarrëveshje të brendshme! Agjentët amerikanë po përpiqen të përhapin përçarje në Iran

Sipas tij një ditë pas sulmit ndaj Iranit nga Izraeli, agjentët amerikanë u takuan në Evropë për të diskutuar se cila qeveri duhet të marrë pushtetin pas Republikës Islamike.

24 Gusht 2025, 16:29 Nga N.F
Khamenei: Rruga e zgjedhur nga armiku është të shkaktojë
Khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei në një reagim të bërë së fundmi bëri thirrje për unitet të shoqërisë, qeverisë dhe forcave të armatosura kundër SHBA-së dhe Izraelit, duke denoncuar përpjekjet për të minuar Republikën Islamike. Khamenei bëri thirrje për formimit  të një fronti të bashkuar kombëtar kundër asaj që ai e përshkroi si plane të SHBA-së për të nënshtruar vendin.

Duke iu referuar sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-ja, të cilat shënjestruan objektet kritike bërthamore dhe provokuan hakmarrjen iraniane, Khamenei pretendoi se qëllimi ishte destabilizimi i vendit. Sipas tij një ditë pas sulmit ndaj Iranit nga Izraeli, agjentët amerikanë u takuan në Evropë për të diskutuar se cila qeveri duhet të marrë pushtetin pas Republikës Islamike.

Udhëheqësi suprem theksoi se SHBA-të kërkojnë të nënshtrojnë Iranin. Ai theksoi se kombi iranian do të qëndrojë me gjithë forcën e tij kundër atyre që presin nënshtrimin e Iranit.  Khamenei paralajmëroi gjithashtu për rreziqet e përçarjes së brendshme, të cilën ai ia atribuoi ndërhyrjes së huaj.

"Rruga e zgjedhur nga armiku është të shkaktojë mosmarrëveshje të brendshme", tha ai duke akuzuar agjentët e Amerikës se po përpiqen të përhapin përçarje në vend.

shba iran khamenei

Sondazh

Poll