Sport

Portierët të shqetësuar për topin e ri të Premier Ligës: "Më duket sikur po luaj volejboll..."

Portierët shpjegojnë se topi është bërë për sulmuesit, por se edhe ata në rolin e tyre kanë pasur vështirësi për ta kontrolluar sferën Portierët shpjegojnë se topi është bërë për sulmuesit, por se edhe ata në rolin e tyre kanë pasur vështirësi për ta kontrolluar sferën...

24 Gusht 2025, 14:00 Nga DOSJA
Portierët të shqetësuar për topin e ri të Premier
Topi i ri i Premier League që po i bën njerëzit të flasin

ANGLI - "Më duket sikur po luaj volejboll." Kështu i përshkroi për 'The Sun' një portier i Premier League, i cili preferoi të mbetej anonim, topat e rinj që po testohen këtë sezon në ligën angleze. Kjo është një temë që ka shkaktuar shumë bujë në atë vend dhe, sipas burimit, po shqetëson portierët e ligës më prestigjioze në botë.

"Topi lëviz shumë kur është në ajër. Ai i Nike nuk ishte i tillë (shënim: ai i sezonit 2025/26 është nga Puma). Nuk më kujtohet asnjë top që të ketë qenë i tillë. Tani kam një në shtëpi për të parë nëse mund të mësohem me të.

Është shumë i rrëshqitshëm dhe kjo e bën shumë të vështirë kapjen. Do të shohim shumë gabime këtë sezon. Duket sikur është projektuar për t'u sjellë dobi sulmuesve, por e vërteta është se edhe ata kanë vështirësi për shkak të lëvizjes", shpjegoi i njëjti portier.

Tani, e vërteta është se dy raundet e para të Premier Ligës janë shënuar tashmë nga disa gabime të pazakonta, të tilla si ato të bëra nga Altay Bayindir te Manchester United, ose Robert Sánchez te Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll