Sport

BEFASI/ Max Dowman bëhet lojtari i dytë më i ri që luajti në Premier League. Ai hyri si zëvendësues për Arsenalin kundër Leeds…

Duke hyrë si zëvendësues në minutën e 64-të kundër Leeds të shtunën, Max Dowman u bë lojtari i dytë më i ri që luajti në një ndeshje të Premier League, në moshën 15 vjeç e 235 ditë.

24 Gusht 2025, 10:30 Nga DOSJA
BEFASI/ Max Dowman bëhet lojtari i dytë më i ri që luajti
Max Dowman është bërë lojtari i dytë më i ri që ka luajtur në Premier League

ANGLI - Edhe pse nuk shënoi asnjë gol, Max Dowman bëri historinë në Premier League të shtunën.

Duke hyrë në lojë në minutën e 64-të, në vend të Noni Madueke në fitoren 5-0 të Arsenalit ndaj Leeds, mesfushori sulmues u bë lojtari i dytë më i ri që ka luajtur në ligën e parë britanike, në moshën 15 vjeç e 235 ditë.

Vetëm një lojtar ka bërë më mire se sa ai: shoku i skuadrës Ethan Nwaneri, i cili debutoi në Premier League në moshën 15 vjeç e 181 ditë në shtator 2022.

"Baby Gunner" madje iu afrua shënimit, duke humbur për pak portën në minutat e 75-të dhe të 81-të. I pandalshëm, Dowman më në fund fitoi një penallti në kohën shtesë (90’+5), e cila u shndërrua në gol nga Gyökeres (5-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll