Sport

VIDEO / Intervista qesharake, lojtari ndryshon fanellën me kundërshtarin, gazetarja nuk di kë ka ftuar!

Gazetarja e cila duke njohur me sa duket vetëm stemat e klubeve dhe uniformat ju drejtua atij me një pyetje të gëzueshme për fitoren 4-1, ndërkohë që Marco Friedl, lojtarë i Bremenit kishte humbur 4-1. Lojtari ishte paraqitur aty me fanellën e kuindërshtarit që e kishte ndërruar pas ndeshjes.

24 Gusht 2025, 11:59 Nga DOSJA
VIDEO / Intervista qesharake, lojtari ndryshon fanellën me

GJERMANI - Sikur të mos mjaftonte dëshpërimi për humbjen, për kapitenin e Werder Bremenit Marco Friedl gjërat komplikohen edhe më tepër gjatë intervistës që duhet të jepte në fushë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Eintraht Frankfort-Werder Bremen që u mbyll me shifrat 4-1.

E ftuar nga gazetarja e Sky Sport, ai u ngatërrua me lojtarët e  Frankfurtit, nga gazetarja e cila duke njohur me sa duket vetëm stemat e klubeve dhe uniformat ju drejtua atij me një pyetje të gëzueshme për fitoren 4-1, ndërkohë që Marco Friedl, lojtarë i Bremenit kishte humbur 4-1. Lojtari ishte paraqitur aty me fanellën e kuindërshtarit që e kishte ndërruar pas ndeshjes.

Gazetarja: Kam ketu Marco Friedl. Pershendetje, ju fituat sot 4-1 ndaj Werder Bremenit, a e kisht pritur kete rezultat?

Marco Friedl: Une jam futbollist i Werder Bremen, shkembeva fanellen pas ndeshjes.

Kaq dialog ka mjaftuar për të zbuluar nivelin e gazetares dhe padyshim për ta bërë këtë intervistë qesharake shumë të njohur në të gjtiha rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll