VIDEO / Arsenali e fillon me një “manita” sezonin e ri!
ANGLI - Arsenali vijoi me formën e shkëlqyer në këtë start sezoni, duke mposhtur Leeds-in 5-0 në “Emirates”, fito...
Fitorja shkoi për verdheblutë, ndërsa Flamurtari do ta kujtojë debutimin e tij në Superiore pas pesë vitesh si një rikthim të hidhur, të ndëshkuar nga një autogol që ka shumë gjasa të bëhet ‘meme’ në rrjetet sociale.
ELBASAN - AF Elbasani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Kategorinë Superiore, duke mposhtur 1-0 Flamurtarin në stadiumin e tij, në rikthimin e kuqezinjve në elitë pas pesë vitesh mungesë. Ndeshja u vendos nga një episod i veçantë në minutën e 34-t, kur Hoze Rodriguez, në një mosmarrëveshje të çuditshme me portierin e tij, shënoi një autogol qesharak që u dha avantazhin vendasve.
Pas golit, Flamurtari pati mundësinë të reagonte shpejt, por në minutën e 42-të Ben Shimon u ndal nga portieri Aleksovski në një duel të pastër ballë për ballë, duke shpërdoruar rastin më të artë të kuqezinjve. Në pjesën e dytë Elbasani u tregua më i rrezikshëm në kundërsulm. Diallo (59′) dhe më pas Ben Shimon (69′) kërcënuan portën e miqve, por nuk arritën të shënonin golin e sigurisë.
Flamurtari pati shansin e artë për të barazuar në minutën e 83-të, kur Baeten nuk përfitoi nga një aksion i ndërtuar në mënyrë perfekte nga Trashi dhe Maksuti. Në fund, Elbasani ishte sërish pranë golit të dytë, me Tsage që goditi shtyllën në minutën e 90+3’.
Përfundimisht, fitorja shkoi për verdheblutë, ndërsa Flamurtari do ta kujtojë debutimin e tij në Superiore pas pesë vitesh si një rikthim të hidhur, të ndëshkuar nga një autogol që ka shumë gjasa të bëhet ‘meme’ në rrjetet sociale.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Arsenali vijoi me formën e shkëlqyer në këtë start sezoni, duke mposhtur Leeds-in 5-0 në “Emirates”, fito...
BALLSH - Ka përfunduar në barazim përballja e javës së parë mes Bylisit dhe Tiranës. Sfida e zhvilluar sot në “Adu...
SPANJE - Bota e çiklizmit është zhytur në zi këtë të shtunë, pasi një çiklist junior ka humbur jetën ...
ITALI - Napoli nuk po investon vetëm në lojtarë të rinj, por edhe në mbajtjen e atyre që i dhanë titullin kampion të Ita...
SPANJE - Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr., po kalon një periudhë vendimtare në karrierën e tij. Pas humbjes së Topit t&...
GJERMANI - Hoffenheimi i dha fund serisë prej pesë humbjesh radhazi kundër Bayer Leverkusenit me një fitore surprizë 2-1 në &ldquo...
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë faqe të reja në historinë e futbollit. ‘Yll...
ITALI - Serie A mund të mirëpresë si Rowe ashtu edhe Rabiot, dy protagonistët në skandalin e fundit në Marse...
FRANCE - Mbrëmë, Parc des Princes i tha lamtumirë njërit prej lojtarëve të tij të preferuara. Heroi i titullit të Lig&...
ITALI - AC Milan po merr kohën e duhur me Victor Boniface. Të shtunën në mëngjes, nigeriani përfundoi gjithashtu ...