Sport

VIDEO / Milani dështon në premierë, Cremonese merr një fitore të madhe!

Milani rikthehet në pikën zero në minutën e 61-të: Federico Bonazzoli (Cremonese) gjen hapësirë në zonë pas një pasimi të lartë dhe shënon një gol të shkëlqyer me goditje gërshërë, 1-2.

23 Gusht 2025, 22:50 Nga DOSJA
VIDEO / Milani dështon në premierë, Cremonese merr një

ITALI - Ndodh e pabesueshmja në ndeshjen mes Milanit dhe Udineses, në ‘San Siro”. Skuadra kuqezi, edhe pse konsideroet favorite absolute në fushë, ndëshkohet me gol në minutën e 28-të: Alessio Zerbin realizon një krosim të bukur në zonë, ku Federico Baschirotto ngrihet lart dhe godet me kokë topin drejt këndit të majtë të portës, duke mposhtur portierin, 0-1.

Strahinja Pavlović i Milanit barazon rezultatin në 1-1 në fundi e pjesës së parë. Ai u ngrit më lart se të gjithë për të arritur një kros perfekt nga Pervis Estupiñán dhe me një goditje me kokë nga afër e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës. Emil Audero ishte i pafuqishëm.

Milani rikthehet në pikën zero në minutën e 61-të: Federico Bonazzoli (Cremonese) gjen hapësirë në zonë pas një pasimi të lartë dhe shënon një gol të shkëlqyer me goditje gërshërë, 1-2.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll