Sport

Çfarë po ndodh me Vinicius Jr tek Reali i Madridit?!

Por sezoni i fundit nuk i solli asgjë të mirë. Real Madridi fitoi vetëm dy trofe të vegjël nga shtatë të mundshëm, dhe dështimi kolektiv preku edhe Viniciusin. Forma e tij ra dukshëm, dhe as këtë sezon ai ende nuk ka treguar versionin më të mirë të vetes.

23 Gusht 2025, 18:35 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh me Vinicius Jr tek Reali i Madridit?!

SPANJE - Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr., po kalon një periudhë vendimtare në karrierën e tij. Pas humbjes së Topit të Artë në vitin 2024, një çmim që për shumëkënd dukej i sigurt për të, 24-vjeçari duhet të rikthehet si lojtari vendimtar që ishte dikur, shkruan Marca.

Kanë kaluar dhjetë muaj që kur Rodri u shpall fitues i Topit të Artë më 28 tetor, duke lënë Viniciusin pa trofeun e lakmuar. Një goditje e rëndë për lojtarin dhe për vetë Realin e Madridit, që në atë kohë reagoi me bojkot ndaj ceremonisë. Ironikisht, vetëm disa ditë më herët, pas një tregolëshi kundër Borussia Dortmund, Vini dukej favorit absolut për çmimin.

Por sezoni i fundit nuk i solli asgjë të mirë. Real Madridi fitoi vetëm dy trofe të vegjël nga shtatë të mundshëm, dhe dështimi kolektiv preku edhe Viniciusin. Forma e tij ra dukshëm, dhe as këtë sezon ai ende nuk ka treguar versionin më të mirë të vetes.

Në ndeshjen e fundit ndaj Osasunës, protagonist ishte Kylian Mbappé, ndërsa Vinicius zhvilloi një paraqitje të zakonshme, i ndalur shpesh nga mbrojtja kundërshtare. Zëvendësimi i tij nga trajneri Xabi Alonso, pavarësisht rezultatit të ngushtë, u pa si një sinjal i qartë.

Alonso i dha hapësirë Gonzalos, golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës për Klube, kompeticion në të cilin Vinicius nuk shkëlqeu. Ky vendim shihet si paralajmërim për brazilianin, i cili tashmë po ndien presionin nga alternativa të tilla si Gonzalo dhe Rodrygo. Pavarësisht se vendi i tij në formacionin titullar nuk është ende në rrezik, tifozët e Realit presin rikthimin e lojtarit që dikur ishte i pandalshëm – një Vinicius që terrorizonte mbrojtjet nga minuta e parë deri në të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2025, 15:00

Një Serie A e paparashikueshme…

ITALI - Që nga viti 2020, kur përfundoi mbretërimi i Juventusit me nëntë tituj radhazi, asnjë ekip nuk e ka përsëritur...