Sport

Legjenda franceze Papin befason: "Topi i Artë? Lamine Yamal është më i miri…"

Ish-sulmuesi francez, nuk mbështet bashkatdhetarin e tij, por vë bast për talentin spanjol

23 Gusht 2025, 13:00 Nga DOSJA

Legjenda franceze Papin befason: "Topi i Artë? Lamine Yamal

FRANCE - Sulmuesi ikonik francez Jean-Pierre Papin, fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991, nuk ka dyshime se kush duhet ta marrë çmimin e rëndësishëm në vitin 2025.

Në një kohë kur 'lufta' duket se është midis spanjolit Lamine Yamal dhe francezit Ousmane Dembélé, Papin i habiti të gjithë…

"Topi i Artë? Lamine Yamal e meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, pa dyshim. Njerëzit më pyesin për lojtarët e Paris SG, por për mua nuk ka dyshim. Yamal ishte më i miri dhe pati një sezon fantastik", përmblodhi ai në një intervistë me Erem News.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” është planifikuar për më 27 shtator në teatrin luksoz Châtelet në Paris.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll