Sport

Kategoria e Parë/ Java e parë starton sot, duke premtuar spektakël dhe rivalitet…

Kampionati i 78-të i Kategorisë së Parë, starton të shtunën për t’u mbyllur të dielën

23 Gusht 2025, 11:59 Nga DOSJA

Kategoria e Parë/ Java e parë starton sot, duke premtuar

TIRANE - Emocionet e Kategorisë së Parë, edicioni i 78-të kombëtar, starton këtë të shtunë, ku në orën 17:00 do të luhen katër ndeshjet e para të sezonit të ri.

Iliria - Laçi, Kukësi - Apolonia, AF Luftëtari - Korabi dhe Besa - Kastrioti, të gjitha me synimin për ta nisur sa më mbarë sezonin.

Më pas, në mbrëmje në orën 20:00, Skënderbeu do të nisë rrugëtimin e ri në shtëpi përballë Burrelit.

Java e parë do të mbyllet të dielën, në orën 17:00, me sfidën Pogradeci - Lushnja.

Kategoria e Parë - Java 1

E shtunë, 23 gusht, ora 17:00
Iliria - Laçi
Kukësi - Apolonia
AF Luftëtari – Korabi
Besa – Kastrioti
Skënderbeu - Burreli (20:00)

E diel, 24 gusht, ora 17:00
Pogradeci - Lushnja

Kategoria e Parë/ Java e parë starton sot, duke premtuar

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll