Bota

Përplaset autobusi me turistë në SHBA, raportohet për disa të plagosur, mes tyre dhe fëmijë! Dyshohet dhe për viktima

Autobusi, me më shumë se 50 pasagjerë brenda, u përplas dhe u rrokullis në autostradën I-90 pranë Pembroke, rreth 40 kilometra në lindje të Buffalos.

22 Gusht 2025, 21:33 Nga r.ll
Përplaset autobusi me turistë në SHBA, raportohet për disa
foto ilustruese

SHBA- Një autobus turistik që po kthehej nga Niagara Water për në New York City është përplasur në një rrugë kryesore, duke vrarë dhe plagosur disa persona.

Autobusi, me më shumë se 50 pasagjerë brenda, u përplas dhe u rrokullis në autostradën I-90 pranë Pembroke, rreth 40 kilometra në lindje të Buffalos.

Autobusi u përmbys pasi humbi kontrollin për arsye të panjohura, tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit të Nju Jorkut, James O’Callaghan, në një konferencë për shtyp.

Disa persona mbetën të bllokuar dhe të tjerë u nxorën nga autobusi, shtoi O'Callaghan më tej. Raportohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Autoritetet po zhvillojnë operacione shpëtimi ndërsa raportohet se disa njerëz që janë të bllokuar mund të jenë ende gjallë. Dyshohet se ka edhe viktima, por ende nuk është konfirmuar asnjë.

Autostrada shtetërore Thruway është aktualisht e mbyllur në të dyja drejtimet pranë vendit të përplasjes, thotë policia shtetërore. Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, e përshkroi aksidentin si “tragjik” dhe tha se ekipet e ndihmës së shpejtë “po punojnë për të shpëtuar dhe për të ofruar ndihmë për të gjithë të përfshirët” në një postim në X.

aksident ne shba

Sondazh

Poll