Bota

OKB: Fëmijët e kequshqyer në Gaza u trefishuan që nga marsi i kaluar! Është një zi buke e shkaktuar nga njeriu

Të dhënat e publikuara bazohen në testet e kryera te gati 100,000 fëmijë nën moshën 5 vjeç që nga marsi.

21 Gusht 2025, 14:38 Nga N.F
OKB: Fëmijët e kequshqyer në Gaza u trefishuan që nga marsi
Foto

GAZA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se që marsi i kaluar janë trefishuar shifrat e fëmijëve të kequshqyer në Gaza. Sipas Komisionerit të UNRWA, Philippe Lazzarini numri është gjashtë herë më i lartë se para përfundimit të armëpushimit në mars dhe para se ndihma humanitare të bllokohej plotësisht nga hyrja në enklavën bregdetare në fillim të atij muaji.

"Kjo nuk është një katastrofë natyrore. Është një zi buke e shkaktuar nga njeriu që mund të ishte shmangur", vuri në dukje  Lazzarini.

Të dhënat e publikuara bazohen në testet e kryera te gati 100,000 fëmijë nën moshën 5 vjeç që nga marsi. UNRWA dhe agjenci të tjera humanitare nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë furnizime në Rripin e Gazës për gati gjashtë muaj. Shefi i agjencisë tha se depot e saj në Egjipt dhe Jordani kishin ushqim të mjaftueshëm për 6,000 kamionë, të mjaftueshëm për tre muaj.

Në mesin e korrikut, UNRëA raportoi se 10% e fëmijëve të ekzaminuar në klinikat e saj ishin të kequshqyer. Në javët e fundit, presioni ndërkombëtar mbi Izraelin është intensifikuar, për shkak të situatës katastrofike humanitare në Rripin e Gazës, ku lufta ka vazhduar prej 22 muajsh.

Autoritetet izraelite e kanë shpallur të paligjshme UNRWA-n, duke ndaluar çdo bashkëpunim me të, pasi e konsiderojnë atë të korruptuar nga Hamasi ata pretenduan se rreth dymbëdhjetë anëtarë të saj morën pjesë në bastisjen e krahut ushtarak të lëvizjes islamiste palestineze në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, gjë që shkaktoi luftën.

okb gaza

Sondazh

Poll