21 Gusht 2025, 11:36
Nga N.F
Foto
IZRAEL- Izraeli ka kryer sulme ajrore gjatë natës në Qytetin e Gazës, thanë banorët më 21 gusht, pasi Ministria e Mbrojtjes miratoi planin për zgjerimin e ofensivës. Zgjerimi i ofensivës synon që të shënjestrohen bastionet e mbetura të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës, sipas Izraelit.
Në bazë të planit të ri, autoritetet kanë thirrur afër 60.000 rezervistë, duke rritur frikën për përkeqësimin e situatës katastrofike humanitare në territorin palestinez.
“Nuk do të presim. Kemi nisur aksionet fillestare dhe veçse trupat kanë marrë nën kontroll pjesët në periferi të Qytetit të Gazës”, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi.
Planet e Izraelit për të zgjeruar ofensivën dhe për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës kanë nxitur dënime ndërkombëtare, por edhe kundërshtime brenda Izraelit. Para nisjes së ofensivës, ushtria izraelite tha se thirrja e rezervistëve do të nisë në fillim të shtatorit.
Ndërkaq, banorët e Qytetit të Gazës kanë thënë se gjatë natës Izraeli ka kryer bombardime pa pushim.
“Shtëpia u lëkund gjatë gjithë natës – zhurmat e shpërthimeve, artilerisë, avionëve dhe autoambulancave dhe thirrjet për ndihmë po na vrasin”, tha banori i Gazës, Ahmad al-Shanti për AFP-në.
“Zhurmat po afrohen, po ku të shkojmë ne?”, shtoi ai.
Një tjetër banore, Amal Abdel-Aal, tha se ka parë sulme të ashpra në zonën ku vetëm një javë më parë u zhvendos nga shtëpia e saj në lagjen Al-Sabra të Qytetit të Gazës.
“Askush në Gazë nuk ka fjetur, jo vetëm mbrëmë, jo vetëm gjatë kësaj jave. Sulmet ajrore dhe të artilerisë nuk ndalen kurrë”, tha ajo.
Zëdhënësi i agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, Mahmud Bassal, tha se sulmet ajrore dhe sulmet e artilerisë gjatë natës goditën zona në veriperëndim dhe juglindje të Qytetit të Gazës.
Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës, ku janë vrarë më shumë se 62.000 palestinezë dhe banorët po përballen me krizë të thellë humanitare. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë./ REL
lufta ne gaza izrael
Bota
21 Gusht 2025, 10:00
N.F
Frank Caprio
SHBA- Gjyqtari në pension në Rhode Island, Frank Caprio ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Caprio ish...
Bota
21 Gusht 2025, 08:21
N.F
Udhëheqësit e Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Britanisë 1994
RUSI- Ndërsa përpjekjet diplomatike pë...
Bota
21 Gusht 2025, 08:02
N.F
Familja
SHBA- Një ngjarje e rëndë është në New Hampshire në SHBA ku një grua 34-vjeçare vrau bashk...
Bota
21 Gusht 2025, 07:51
N.F
Foto
MEKSIKË- Një këngëtar i njohur meksikan është ekzekutuar në një parking në Meksikën per&eu...
Bota
21 Gusht 2025, 07:22
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
INDI- Një aksident i frikshëm është regjistruar në një park lojrash në Indi ku nj&e...
Bota
21 Gusht 2025, 07:09
N.F
Foto
SHBA- Kombinimi i vlerave rekord të borxhit qeveritar dhe kostove në rritje të huamarrjes ushtron presion mbi bankat qendrore. Investit...
Bota
20 Gusht 2025, 22:43
foto ilustruese
BRUKSEL- Një pikë e nxehtë në konsultimet në Shtëpinë e Bardhë ishin garancitë...
Bota
20 Gusht 2025, 22:19
E. D
pamje nga protesta
SERBI- Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me ...
Bota
20 Gusht 2025, 21:54
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve mbesin kërcënim i madh shëndetësor në Gjermani, duke kon...
Bota
20 Gusht 2025, 21:04
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Një përfundim kyç nga samiti në Alaskë është se presidenti rus Vladimir Putin thuhet se...