Bota

Kërcënohej nga bandat për këngët kushtuar kartelit New Generation of Jalisco/ Ekzekutohet në mes të ditës Ernesto Barajas në Meksikë, vritet edhe një person së bashku me të

Një këngë tjetër, e titulluar “Los Chapitos”, i referohet djemve të Joaquín “El Chapo” Guzmán, një ish-udhëheqës i kartelit Sinaloa i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

21 Gusht 2025, 07:51 Nga N.F
Kërcënohej nga bandat për këngët kushtuar kartelit
Foto

MEKSIKË- Një këngëtar i njohur meksikan është ekzekutuar në një parking në Meksikën perëndimore. Këngëtari i grupit Enigma Norteño, Ernesto Barajas u ekzekutua nga persona të armatosur që udhëtonin me motoçikletë. Një tjetër person mbeti i vrarë nga sulmi dhe një grua u plagos në këmbë.

Në maj, pesë anëtarë të grupit Fugitivo u vranë në shtetin e Tamaulipas. Repertori i grupit Enigma Norteño përfshin një këngë kushtuar Nemesio Oseguera-s, udhëheqësit të kartelit New Generation of Jalisco (NGJ), një nga bandat më të frikshme të trafikimit të drogës në Meksikë.

Një këngë tjetër, e titulluar “Los Chapitos”, i referohet djemve të Joaquín “El Chapo” Guzmán, një ish-udhëheqës i kartelit Sinaloa i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

Banda të ndryshme meksikane paguajnë muzikantë për të kompozuar dhe interpretuar këngë që i lavdërojnë ata. Artistët më pas e gjejnë veten të përfshirë në konflikte midis karteleve. Ernesto Barajas mësohet ka marrë më parë kërcënime nga CNG. Hetimet po vazhdojnë nga policia për të kapur autorët.

ernesto barajas meksike

Sondazh

Poll