Politike

Rama kapet sërish me vendimin e gjykatësit: As 10 min nuk i janë dashur që t'i dalë kundër shtetit

Rama shkruan më tej se materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por sipas Kryeministrit gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë. 

20 Gusht 2025, 18:34 Nga E. D
Rama kapet sërish me vendimin e gjykatësit: As 10 min nuk i janë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me vendimin e gjykatësit Hasbi Balliu. Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se as 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. 

Rama shkruan më tej se materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por sipas Kryeministrit gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë. 

Postimi i Ramës: 

As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…

Rama kapet sërish me vendimin e gjykatësit: As 10 min nuk i janë

 

edi rama hasbi balliu

Sondazh

Poll