Bota

Copa xhami gjithandej/ Çifti amerikan shpëton mrekullisht, një makinë përfundon brenda restorantit në Teksas (VIDEO)

Fatmirësisht nuk ishte kafshata e tyre e fundit pasi menjëherë sapo nisin të hanë një makinë fluturon brenda në lokal duke thyer xhamin dhe përplasur tavolinën e tyre.

20 Gusht 2025, 07:29 Nga N.F
Copa xhami gjithandej/ Çifti amerikan shpëton mrekullisht, një
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Dy influencera kanë shpëtuar mrekullisht nga një aksident teksa ata po hanin në një restorant në Teksas. Dyshja ndodheshin në një restorant dhe po xhironin një video teksa shijonin ushqimin e tyre. Fatmirësisht nuk ishte kafshata e tyre e fundit pasi menjëherë sapo nisin të hanë një makinë fluturon brenda në lokal duke thyer xhamin dhe përplasur tavolinën e tyre.

Nina Santiago postoi pamjet e këtij incidenti të cilat u bënë virale në rrjet. Patrick Blackwood së bashku më Santiago shpëtuan pa dëmë serioze ndërsa nga pamjet duken teksa largohen nga karriget e tyre të mbuluar me copa xhami.

Restoranti ripostoi videon në Instagram Stories, duke shkruar: “Ishte një fundjavë e çmendur në Cuvée’s. Thjesht falënderojmë Zotin që të gjithë jemi të sigurt!”. 

 

nina santiago patrick blackwood

Sondazh

Poll