Bota

Mark Rutte e konfirmon: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Ankara më 7-8 korrik 2026

Ai gjithashtu vuri në dukje se në samitin e ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë që do të jetë gati për tu përballur me sfidat kritike të sigurisë sonë.

19 Gusht 2025, 20:39 Nga E. D
Mark Rutte e konfirmon: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet
Mark Rutte

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi sot se Turqia do të presë Samitin e ardhshëm të aleancës më 7-8 korrik 2026, në Ankara.Samiti do të mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe (Kuliyye). Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për organizimin e këtij samiti të rëndësishëm.

Ai gjithashtu vuri në dukje se në samitin e ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë që do të jetë gati për tu përballur me sfidat kritike të sigurisë sonë.

Samiti i këtij viti u prit në qershor në Hagë, Holandë, dhe në të, vendet anëtare të NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre deri në vitin 2035. Turqia kishte pritur gjithashtu Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.

mark rutte

Sondazh

Poll