Aktualitet

Vatër zjarri në kodrat në Selenicë/ Ndërhyjnë zjarrfikësit, pritet ndërhyrje edhe nga ajri

Terreni shumë i vështirë, vështirëson edhe punën e zjarrfikësve për të izoluar flakët.

19 Gusht 2025, 17:18 Nga E. D
Vatër zjarri në kodrat në Selenicë/ Ndërhyjnë
pamje nga vendngjarja

SELENICË- Një vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenicës. Menjëherë janë angazhuar forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë.

Gjithashtu terreni shumë i vështirë, vështirëson edhe punën e zjarrfikësve për të izoluar flakët. Ndërkohë pritet edhe ndërhyrja nga ajri për të mos rrezikuar përhapjen e flakëve drejt fshatit dhe banesave.

zjarr ne selenice

Sondazh

Poll