Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas motorin, tre të plagosur në spital

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, dy shoferët e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në makinë.

19 Gusht 2025, 14:39 Nga N.F
Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas motorin, tre të
Foto

FIER- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor. Sipas raportimeve ka qenë mjeti i cili është përplasur me motorin i cili drejtohej nga një 30-vjeçar.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, dy shoferët e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në makinë. Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet që çuan në përplasjen mes mjeteve.

aksident në aksin fier-patos

Sondazh

Poll