Aktualitet

"3 vatra aktive dhe 2 nën monitorim," Ministria e Mbrojtjes: Terreni në Malin e Bërzhitës vështirëson ndërhyrjen nga toka!

Më tej një njoftim bëhet me dije se vatra e zjarrit në Ternovë, Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminiuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

19 Gusht 2025, 11:23 Nga N.F
"3 vatra aktive dhe 2 nën monitorim," Ministria e Mbrojtjes:
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarrve në 24 orët e fundit në vend. Ministria bën me dije se në vend janë raportuar 5 vtara zjarri ndër të cilat tre janë aktive dhe dy të tjerat po mbahen nën monitorimn.

Më tej një njoftim bëhet me dije se vatra e zjarrit në Ternovë, Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminiuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës. Gjithashtu situata po monitorohet edhe ë fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës. Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka.

Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore. Zjarri në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në Parkun Natyror Gërmenj, situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të rreshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

situata e zjarreve ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll