Bota

Sot takimi në Uashington/ Zbardhen detaje nga axhenda, presidenti amerikan: Zelenskyy mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë nëse dëshiron!

Zelenskyy nuk do të jetë i vetëm përballë Trump, i cili herën e fundit nuk e priti mirë në Shtëpinë e Bardhë duke e kritikuar nga veshja e tij e deri të kërkesat për ndihma ushtarake. Kësaj here Zelenskyy do të ketë "mburojë" udhëheqës të lartë evropianë, në një përpjekje vendimtare për të parandaluar imponimin e një zgjidhjeje që do të kërkonte lëshime territoriale nga Kievi.

18 Gusht 2025, 08:07 Nga N.F
Sot takimi në Uashington/ Zbardhen detaje nga axhenda, presidenti amerikan:
Foto

SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të udhëtojë sot për në Shtëpinë e Bardhë për të zhvilluar një takim me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Ky takim vjen disa ditë pasi Trump u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaskë ku diskutuan rreth arritjes së një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

Takimi i sotëm është i një rëndësie të madhe dhe do të përcaktojë të ardhmen e diskutimeve në lidhje me luftën në Ukrainë. Zelenskyy nuk do të jetë i vetëm përballë Trump, i cili herën e fundit nuk e priti mirë në Shtëpinë e Bardhë duke e kritikuar nga veshja e tij e deri të kërkesat për ndihma ushtarake. Kësaj here Zelenskyy do të ketë "mburojë" udhëheqës të lartë evropianë, në një përpjekje vendimtare për të parandaluar imponimin e një zgjidhjeje që do të kërkonte lëshime territoriale nga Kievi.

Nga detajet e zbuluar mësohet se axhenda e takimit nis në orën 13:15 me orën lokale (19:15 me orën shqiptare). Më pas në orën 20:15 do të përshëndesin udhëheqësit evropianë ku disa minuta më vonë do të bëhet një foto familjare. Takimi i përbashkët nis në orën 21:00 ndërsa nuk dihet se sa do te zgjasë pasi nuk ka një orar zyrtar se kur mund të përfundojë takimi.

Donald Trump, i dërgoi një mesazh Zelensky-t dhe Ukrainës  në një postim në Truth Social disa orë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Trump Zelenskyy mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë. Trump përjashtoi çdo mundësi që Ukraina të rimarrë kontrollin e gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014, si dhe t'i bashkohet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë nëse dëshiron, ose mund ta vazhdojë luftën. Kujtoni se si filloi. Nuk ka asnjë mënyrë për të rimarrë Krimenë e dhënë nga Obama (12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë e shtënë!), dhe për të pasur anëtarësim në NATO për Ukrainën. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë”, shkruan Trump.

Sot takimi në Uashington/ Zbardhen detaje nga axhenda, presidenti amerikan:

zelenskyy trump

Sondazh

Poll