Bota

"Bien mbeturinat, populli sundon"/ Studentët bëjnë thirrje për protestë para SNS, Vuçiç dërgon autokolonën me makina të blinduara (VIDEO)

Në Novi Bečej, në veri të Serbisë, qytetarët për herë të parë kanë bërë thirrje të protestojnë para ambienteve të SNS, Partia Progresive Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç. Por menjëherë pas thirrjeve të qytetarve Vuçiç ka nisur autokolonën me makina të blinduara për të rrethuar godinën. 

17 Gusht 2025, 20:51 Nga E. D
"Bien mbeturinat, populli sundon"/ Studentët bëjnë
pamje nga vendngjarja

SERBI- Qytetarët e Serbisë janë mbledhur edhe mbrëmjen e sotme për të vijuar protestat antiqeveritare. Në Novi Sad protesta është thirrur në sheshin para rektoratit me moton “Po bien mbeturinat – populli sundon”. Ndërsa banorët e Nishit po mblidhen për të nisur protestën në orën 21:00 te Crveni Pevac.

Në Novi Bečej, në veri të Serbisë, qytetarët për herë të parë kanë bërë thirrje të protestojnë para ambienteve të SNS, Partia Progresive Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç. Por menjëherë pas thirrjeve të qytetarve Vuçiç ka nisur autokolonën me makina të blinduara për të rrethuar godinën. 

Gjithashtu protesta janë thirrur dhe në Krushevac dhe Leskovac. Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.

Ndërkohë në Novi Sad, demonstruesit u mblodhën përpara ndërtesës së Agjencisë së Informacionit të Sigurisë, në një protestë nën sloganin "Për fëmijët tanë?", por përpara protestës rreth ndërtesës së Agjencisë së Informacionit të Sigurisë në Bulevardin Çlirimtar, u ngritën gardhe metalike.

 

 

protesta ne serbi

Sondazh

Poll