Bota

VIDEO/ Zjarrt "pushtojnë" Turqinë, qindra njerëz evakuohen nga shtatë fshatra

Gjatë natës, rreth 250 banorë u detyruan të largoheshin nga pesë fshatra, ndërsa dy të tjerë u evakuuan sot, shkroi Guvernatori i Çanakalasë, Omer Toraman, në X, pa specifikuar numrin e përgjithshëm të banorëve që janë larguar nga shtëpitë e tyre.

17 Gusht 2025, 22:12 Nga E. D
VIDEO/ Zjarrt "pushtojnë" Turqinë, qindra njerëz
pamje nga zjarret

TURQI- Qindra njerëz janë evakuuar nga shtatë fshatra në provincën turistike të Çanakalasë (Dardaneleve), në Turqinë veriperëndimore, për shkak të një zjarri të ri që ka përfshirë vendin. Zjarri shpërtheu dje, të shtunën, dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta në kodrat pranë Galipolit (Gelibolu), në bregdetin e Ngushticës së Dardaneleve.

Gjatë natës, rreth 250 banorë u detyruan të largoheshin nga pesë fshatra, ndërsa dy të tjerë u evakuuan sot, shkroi Guvernatori i Çanakalasë, Omer Toraman, në X, pa specifikuar numrin e përgjithshëm të banorëve që janë larguar nga shtëpitë e tyre.

"Deri më tani, zjarri nuk ka arritur në zonat e evakuuara", siguroi guvernatori, duke shtuar se flakët nuk prekën varrezat ushtarake në gadishull.

Ndërsa Ministri i Bujqësisë Ibrahim Youmakli shkroi në X se një total prej dymbëdhjetë aeroplanësh dhe 18 helikopterësh po luftojnë me flakët, si dhe 343 automjete në tokë , në një operacion që përfshin 1,300 persona. 

zjarret ne turqi

Sondazh

Poll