Bota

Takimi Trump-Putin, Meloni: Është pozitive që në Ukrainë po krijohen hapësira të vogla për paqe! Presidenti amerikan solli përsëri në tryezë idenë italiane të garancive të sigurisë

Duke komentuar takimin Trump-Putin në Alaskë, Meloni theksoi se marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por e realizueshme.

16 Gusht 2025, 19:45 Nga N.F
Takimi Trump-Putin, Meloni: Është pozitive që në
Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është shprehur se e konsideron pozitive që në Ukrainë po krijohen disa hapësira të vogla për paqe. Duke komentuar takimin Trump-Putin në Alaskë, Meloni theksoi se marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por e realizueshme. Ajo shtoi gjithashtu se vetëm Ukraina mund të negociojë, për sa i përket kushteve dhe territorit të saj".

Meloni gjithashtu tha se presidenti amerikan Trump solli përsëri në tryezë idenë italiane të garancive të sigurisë të frymëzuara nga Neni 5 i NATO-s. Ajo tha se propozimi fillon nga përkufizimi i klauzolës së sigurisë kolektive që do t’i lejonte Ukrainës të kishte mbështetjen e të gjithë partnerëve të saj - përfshirë SHBA-në - të cilët do të ishin të gatshëm të aktivizoheshin në rast të një sulmi të ri.

"E konsideroj pozitive që po krijohen disa hapësira të vogla për paqen në Ukrainë. Marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por më në fund e realizueshme, pas ngërçit që ka lindur, për shumë muaj, në frontin e luftës”, tha Meloni.

meloni trump lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll