Bota

Pas kthimit në Rusi Putin takim në Kremlin, jep detaje nga samiti me Trump: Patëm bisedë të sinqertë! Diskutuam sesi t'i japim fund konfliktit në Ukrainë

Sipas Sky News, Putin është shprehur se mund të heqë dorë nga disa përfitime territoriale në Ukrainë në këmbim të rajonit lindor të Donetskut.

16 Gusht 2025, 18:14 Nga N.F
Pas kthimit në Rusi Putin takim në Kremlin, jep detaje nga samiti me
Foto


RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin bëri komentet e tij të para rreth takimit të tij me homologun e tij, Donald Trump në Alaska. Putin pas kthimit në Rusi zhvilloi një takim në Kremlin të shtunën pasdite ku u shpreh se në Alaskë diskutoi shkaqet e krizës në Ukrainë.

"Patëm mundësinë, të cilën e shfrytëzuam, për të folur për shkaqet që shkaktuan krizën. Është pikërisht eliminimi i këtyre shkaqeve të thella që duhet të formojë bazën e zgjidhjes", tha Putin.

Putin gjithashtu shtoi se biseda që pati me Trump ishte e sinqertë. Sipas tij gjatë takimit ai diskutoi mënyrat për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë mbi një bazë të drejtë.

Sipas Sky News, Putin është shprehur se mund të heqë dorë nga disa përfitime territoriale në Ukrainë në këmbim të rajonit lindor të Donetskut. Më tej theksohet se udhëheqësi rus i tha Trump se mund të ngrinte pjesën tjetër të vijës së frontit nëse plotësoheshin kërkesat e tij kryesore. Në këmbim të rajonit të Donetskut, Putin tha se do të ngrinte vijën e frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë dhe nuk do të niste sulme të reja për të marrë më shumë territor. Ky veprim do t’i jepte Moskës kontrollin e plotë të një territori që e ka pushtuar që nga viti 2014.

putin trump

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2025, 14:50

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...