Sport

Sezoni i ri i Abissnet Superiores starton më 22 gusht, ja kalendari për 2 javët e para...

Pas dy javëve të para ndërpritet kampionati për ndeshjet e Kombëtares…

15 Gusht 2025, 15:41 Nga DOSJA

Sezoni i ri i Abissnet Superiores starton më 22 gusht, ja kalendari

TIRANE - Sezoni i ri i kampionatit Abissnet Superiore, 2025-2026, do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia - Egnatia.

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.

Java e parë e Abissnet Superiore do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.

Ja dhe kalendari i dy javëve të pare të Abissnet Superiore 2025-2026:

JAVA 1
E premte, 22 gusht
Vllaznia - Egnatia (20:00, Loro Boriçi)

E shtunë, 23 gusht
Bylis - Tirana (17:00, Adush Muça)
AF Elbasani - Flamurtari (20:00, Elbasan Arena)

E diel, 24 gusht
Partizani - Vora (20:00, Arena e Demave)
Teuta - Dinamo City (20:00, Niko Dovana)

JAVA 2
E shtunë, 30 gusht
Flamurtari - Bylis (17:00, stadiumi Flamurtari)
Partizani - Teuta (20:00, Arena e Demave)
Egnatia - AF Elbasani (20:00, Arena Egnatia)

E diel, 31 gusht
Vora - Tirana (17:00, stadiumi Laçit)
Dinamo City - Vllaznia (20:00, Elbasan Arena)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll